Cavani me një këmbë në Madrid, PSG gati ta pranojë ofertën e Atleticos

PSG duket se është dorëzuar nga kërkesa e vazhdueshme e Edinson Cavanit për t’u larguar nga skuadra franceze.

Atletico Madridi e dëshiron me patjetër në skuadër, pasi ekipi i Diego Simeones po vuan shumë në sulm dhe rezultatet e ndeshjeve të fundit nuk kanë qenë të duhurat.

Cavani shihet si shpëtimtari i madh dhe ekipi spanjoll ka bërë ofertën zyrtare. 15 milionë euro do të kalojnë në arkat e PSG-së në rast se këta të fundit do të pranojnë ofertën. Mediet franceze bëjnë me dije se ekipi kampion e ka vendosur për ta pranuar.

Ata do ta humbasin në verë lojtarin me parametra zero. Në kushte të tilla, skuadra franceze mendon ta shesë dhe Atletico ka trokitur te dera. Cavani më në fund do të largohet dhe të ketë liri të luajë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here