Milan nuk ka të ndalur: Rosonerët transferojnë dyshen 85 milionëshe para përfundimit të merkatos

Sipas raportimeve të fundit, Milani dëshiron edhe dy përforcime në disa pozicione kyçe para përfundimit të merkatos.

Rosonerët janë duke punuar edhe në shitjen e disa lojtarëve para mbylljes së merkatos.

Suso është shumë pranë transferimit te Sevilla për 25 milionë euro, ndërsa Piatek pritet të transferohet te Tottenham për 30 milionë euro.

SportMediaset, raporton se përveç shitjeve, drejtuesit e Milanit po punojnë edhe për dy përforcime të reja.

Objektivi i parë është transferimi i Cengiz Under nga Roma. Boban dhe Maldini e pëlqejnë shumë turkun dhe transferimi i tij mund ti kushtojë Rosonerëve 40 milionë euro.

Emri i dytë është Florentino Luis. Portugezi pëlqehet shumë nga Milani dhe vlerësohet 45 milionë euro. Luis është mesfushor defanziv dhe këtë sezon ka luajtur 13 ndeshje me Benfican në të gjitha kompeticionet.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here