Një klub i madh: Milani do ta nderojë Kobe Bryantin me shirit të zi në krah

Vdekja tragjike e Kobe Brayantit dhe vajzës së tij 13-vjeçare, shtangu e pikëlloi botën e sportit.

Klubi i Milanit ka rënë dakord me Lega Calcio, dhe ka vendosur të luajë me shirit të zi në krah në ndeshjen ndaj Torinos, në nderim të legjendës Kobe Brayant.

Milani do të nderoj ish-basketbollistin, i cili njihej si një tifoz i flaktë i kuqezinjve.

Dedikimet kanë qenë të shumta gjatë orëve të fundit në rrjetet sociale për ndarjen e parakohshme nga jeta të Brayant dhe Milani ka zgjedhur mënyrën e vet për të respektuar një ikonë të sportit.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here