Formacionet zyrtare: Inter – Fiorentina

Ndeshja e fundit çerekfinale e Kupës së Italisë, do të zhvillohet mes Interit dhe Fiorentinës.

Zikaltërit luajnë vendas dhe kërkojnë me çdo kusht kalimin në gjysmëfinale, ku i pret Napoli.

Për këtë ndeshje trajenri Antonio Conte ka zgjedhur të luajë me tre sulmues, duke statuar nga minuta e parë me Romelu Lukakun, Alexis Sanchezin dhe Lautaro Martinezin.

Chritian Eriksen do të jetë në bankën rezervë.

Në anën tjetër Fiorentina do t’ia besojë sulmin me Federico Chiesas.

Ndeshja fillon në ora 20:45.

Inter: Handanovic; Godin, Ranocchia, Bastoni; Candreva, Vecino, Barella, Young; Sanchez; Lautaro Martinez, Lukaku.

Fiorentina: Terracciano;Milenkovic, Ceccherini, Caceres; Lirola, Benassi, Badelj, Pulgar, Dalbert; Vlahovic, Chiesa.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here