Mourinho e dëshiron në skuadër: Tottenham nis sulmin për mesfushorin e Juventusit

Afrimi i mbylljes së merkatos së dimrit po nxiton operacionet e fundit. Mes emrave të spikatur, që pret të sistemohet, është edhe ai i Emre Can.

Mesfushori gjerman po i afrohet largimit nga Juventusi dhe, siç u tha ditët e fundit, klubi në pole për të është Borussia Dortmund. Verdhezinjtë e Bundesligës janë të etur ta marrin lojtarin në fjalë, i cili me Sarrin ka pasur shumë pak minuta aktivizim, mbeti edhe jashtë listës së Champions-it. Kjo situatë e bën të pamundur pjesëmarrjen e tij në Euro 2020 me Gjermaninë.

Të gjithë këto faktorë kanë qenë vendimtarë për “divorcin” e Emre Can me Zonjën e Vjetër. Mesfushori gjerman është i gatshëm të rikthehet në Bundesligë, por ende nuk është arritur një marrëveshje midis Juventusit dhe Borussia, duke pasur parasysh që bardhezinjtë nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga kërkesa e tyre financiare.

Siç raportohet nga Tuttosport, kthesën në këtë operacion mund ta bëjë një klub i Premier League, për t’i dhëë zgjidhje “ankandit” përfundimtar. Manchester United mbetet vigjilent, por Tottenham ka lëvizur konkretisht. Jose Mourinho ka telefonuar drejtuesit e kampionëve italianë. Pasi humbi Eriksen dhe me Moussa Sissoko të dëmtuar, Spurs po kërkojnë përforcim në mesfushë. Emre Can do të ishte, sipas karakteristikave, një element ideal në dispozicion të trajnerit portugez.

Tottenham tashmë ka bërë një studim për ta huazuar lojtarin gjerman dhe pritet konkretizimi i ofertës në orët e ardhshme. Borussia Dortmund mbetet para të gjithëve, por surprizat e minutës së fundit nuk përjashtohen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here