Barcelona mposht me manita Leganesin dhe kualifikohet në raundin tjetër të Kupës së Mbretit

Barcelona ka shënuar fitore me rezultat 5-0 ndaj Leganes në ndeshjen e Kupës së Mbrertit, duke kaluar në çerekfinale të kësaj gare.

Barcelona e nisi me gol ndeshje, ku pas një asistimi të Nelson Semedos shënoi Antoine Griezmann (1-0).

Vendasit vazhduan me raste të mira, por që goli i dytë erdhi në minutën e 27- të. Një harkim i Lionel Messit gjeti Clement Lenglet që shënoi për 2-0.

Me këtë gol u mbylle dhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Barcelona nuk u ndal, duke i radhitur rastet.

Në minutën e 57-të, Messi shënoi golin e parë personal në këtë ndeshje, duke e dërguar rezultatin në 3-0.

Në minutën e 77-të erdhi edhe radha e Arthur, që shënoi për 4-0.

Krejt në fund Messi e shënoi edhe golin e dytë persona, për rezultatin përfundimtar 5-0.

Barcelona me këtë fitore kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here