Nuk është Chiesa: Juventus dhe Inter në garë për yllin e Fiorentinës

Ylli i Fiorentinës, Gaetano Castrovilli ka futur në ‘luftë’ dy rivalët e urryer, Interin dhe Juventusin.

Një emër i ri është shfaqur në listën e dëshirave të Juventusit. Bianconerët me sa duket kanë vendosur të përqendrohen te lojtarët e rinj dhe të talentuar për të ardhmen.

Dhe në këtë drejtim, drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratici, ka vendosur pamjet e tij te Castrovilli i Fiorentinës, të cilin e duan në verë.

Mesfushori ka qenë një nga zbulimet më të mëdha në këtë sezon, pas dy sezonesh në Serie B me Cremonesen.

I ndjekur edhe nga Interi, drejtori i Juventusit është i gatshëm të sfidojë mentorin e tij, tani rivalin, Beppe Marotta.

Sipas mediumit Tuttosport, përveç Tonalit, i ndjekur edhe nga Inter – Juve ka vendosur shikimin e tyre te numri 8 i klubit Viola, i cili tashmë vlen mbi 30 milionë euro.

Transferimi i lojtarit nuk do të jetë e lehtë pasi drejtuesit e Fiorentinës: Rocco Commisso, Joe Barone dhe Daniele Prade, njihen si negociues të vështirë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here