Suso te Sevilla, Milani ka gjetur menjëherë pasuesin e spanjollit në Belgjikë

Suso edhe zyrtarisht është futbollist i Sevillas, ndërsa Milani ka nisur ta kërkojë pasuesin e spanjollit. Rosonerët duket se e kanë gjetur atë dhe bëhet fjalë për yllin e Anderlecht.

Gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio raporton se Milani ka piketuar Alexis Saelemaekers për pasuesin e Susos. 20-vjeçari luan te Anderlechti dhe kontrata e tij skadon në vitin 2022.

Saelemaekers preferon kalimin te Milani dhe ka refuzuar ofertat nga Bundesliga.

Tani mbetet ta shohim nëse Milani do ta transferojë belgun para përfundimit të merkatos ose do të presin deri në verë.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here