Bombë nga Italia: Milan dhe Interi mund të shkëmbejnë Donnarumman me Icardin

Tetë vite pas shkëmbimit mes Antonio Cassanos dhe Giampaolo Pazzinit, Milan dhe Inter mund bëjnë një tjetër shkëmbim mes tyre.

Siç shkruajnë mediat italiane 5 muajt e ardhshëm do të jenë kyç për të ardhmen e Donnarummas. Italiani ka kontratë me Milanin deri në vitin qershor të vitit 2021 dhe marrëveshja me agjentin Mino Raiola për rritjen e pagës së Donnarummas është në pikëpyetje. Raiola njihet për kërkesat e larta dhe Milani mund të detyrohet ta shesë Donnarumman.

Mino Raiolas i pëlqen idea e transferimit të Donnarummas te Juventusi. Mirëpo në garë për shtatëlartin është përfshirë edhe Interi. Neroaxurët janë në kërkim të pasuesit të Handanovic dhe Donnarumma do të ishte portjeri ideal.

Interi mund ta përdor Icardin për ta bindur Milanin. Marrëveshja mund të arrihet nëse Icardi largohet nga PSG para përfundimit të sezonit dhe Parisienët nuk e aktivizojnë klauzolën e blerjes.

Icardi nuk e fsheh dëshirën për tu kthyer në Itali dhe rikthimi në Milano do të ishte ideal për të.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here