Bruno Fernades in, Pogba out: Manchester United nxjerr në shitje francezin

Mesfushori francez, Paul Pogba ka përfunduar në listën e largimeve të mundshme te Manchester Unitedi.

Ylli i Portugalisë, Bruno Fernandes përfundimisht përfundoi transferimin e tij prej 55 milionë eurosh nga Sportingu të enjten.

Ardhja e tij pritet të rezultojë si zëvendësimi i drejtpërdrejtë i Pogbas, i cili mund të largohet nga Old Trafford.

Sipas mediumit britanik The Sun, Unitedi është i gatshëm të ul çmimin e tyre për të shitur Pogban këtë verë pas ardhjes së Fernandes.

Djajtë e Kuq që thuhet se janë të gatshëm të ulin çmimin prej 105 milionë funtesh apo 137 milionë euro në mënyrë që të largohet mesfushori francez.

Real Madridi dhe Juventusi janë raportuar si klubet më të interesuara për shërbimet e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here