Punë e kryer: Milani kryen goditjen e fundit në merkato, përforcimi i ri drejt Milanos (FOTO)

Alexis Saelemaekers pritet ti bashkohet Milanit ditën e sotme, Rosonerët kanë arritur marrëveshje me Anderlechtin për transferimin e mesfushorit belg. 

Milan dhe Anderlecht kanë rënë dakord për huazimin e Saelemaekers deri në fund të sezonit me obligim të blerjes për 7 milionë euro. Belgu i cili luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe mesfushor i krahut të djathtë, pritet që ta zëvendësojë Suson i cili u transferua te Sevilla.

Gazetari i RadioRossonera, Pietro Balzano Prota ka publikuar një foto të Saelemaekers duke udhëtuar drejt Milanos.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here