Young: Conte më dëshironte edhe te Chelsea

Ashley Young ka zbuluar se Antoino Conte kishte tentuar të transferonte kur italiani ishte trajner te Chelsea.

Mbrojtësi anglez kaloi te Interi në këtë afat kalimtar nga Manchester United për 1.5 milionë euro, duke e mbyllur kështu aventurën tetë vite e gjysmë në Old Trafford.

34-vjeçari ka zbuluar se në kohën kur Conte ishte trajner i The Blues, kishte tentuar të transferonte atë në Stamford Bridge.

 

“Ai (Conte) kishte tentuar para disa vitesh të më transferonte te Chelsea dhe është një trajner fantastik”, ka thënë ai në një intervistë për Sky Italia.

“Ka fituar trofe dhe dëshiron që të arrij gjëra ambicioze. Edhe unë dua të bëjë të njëjtën gjë, dua të fitoj trofe këtu me Interin”.

“Dua të fitoj tituj me një trajner të tillë, ju do dilni në fushë dhe të luftoni për të. Kisha mundësinë që të luaja rregullisht dhe erdha këtu të jap maksimumin”.

Young tashmë ka zhvilluar dy ndeshje me Interin, derisa qysh në debutim bëri një asistim për Lautaro Martinez në ndeshjen ndaj Cagliarit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here