Ansu Fati dhe Messi shkëlqejnë, Barcelona mposht Levanten

Barcelona ka fituar me rezultat të pastër 2-0 ndaj Levantes në kuadër të javës së 22-të në La Liga.

Skuadra katalunase e filloi mjaftë furishëm takimin, duke shënuar dy gola për një minutë.

Ishte Ansu Fati, ai që i shënoi të dy golat e takimit, derisa u asistua të dyja herët nga Lionel Messi.

Talenti i Barcelonës fillimisht e shënoi golin e parë në minutën e 30-të, e që argjentinasi ishte në rolin e asistuesit.

Më pas, Fati (31’) arriti ta realizonte edhe golin e tij të dytë në ndeshje dhe të dytin për Blaugranasit, gjersa 32-vjeçari ishte sërish asistues.

Pjesa e dytë kishte disa shanse të mira për shënim, por që Antoine Griezmann dhe Messi nuk ia dolën t’i konvertonin në gola.

Barcelona vazhdon të jetë në vendin e dytë me 46 pikë, tri më pak se Real Madridi që është lider.

Në xhiron e 23-të, kampioni në fuqi i La Liga-s do të përballet me Real Betisin, por fillimisht do të luajë me Athletic Bilbaon në Kupën e Mbretit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here