Conte me probleme, titullari dëmtohet para Udinezes dhe rrezikon derbin

Interi do të luajë ditën e sotme në transfertë me Udinezen, një ndeshje ku të besuarit e Kontes do të kërkojnë vetëm fitoren.handanovic

Megjithatë nuk do ta kenë aspak të lehtë, kjo edhe për shkak të mungesave të shumta në kampin zikaltër. Përveç Sensit, Galiardinit, Lautaros dhe Borja Valeros, tashmë listës së mungesave i shtohet edhe Handanoviç.

Ky i fundit sipas asaj që shkruan “Corriere dello Sport”, ka shfaqur një problem në dorën e tij dhe pritet të qëndrojë jashtë për një periudhë kohore të pacaktuar.

Mungesa e tij ditën e sotme është e sigurt, teksa thuhet se mund të mungojë edhe në derbin ndaj Milanit, javën e ardhshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here