Mbappe kundërshton përsëri Tuchelin, francezi shpreh shumë zhgënjim pas zëvendësimit

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe ka shfaqur edhe një herë zhgënjimin e tij te menaxheri Thomas Tuchel pasi u zëvendësua kundër Montpellier.

Kampionët e Ligue 1 arritën të fitojnë me lehtësi 5-0 kundër skuadrës së vendit të katërt të shtunën në mbrëmje.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë tek klubi nga Parc des Princes, pasi ylli francez, Mbappe tashmë është bërë çështje tek ky klub.

Mbappe shfryu edhe njëherë zhgënjimin e tij tek menaxheri Tuchel, kur e zëvendësoi atë në minutën e 69-të me Mauro Icardin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here