Piatek thumbon Milanin: ‘Ata i ndërrojnë sulmuesit çdo vit, i është bërë ves’

Krzysztof Piatek  u largua nga Milani në merkaton e janarit, pas disa muajve spekulime rreth së ardhmes së tij.

Polaku luajti dobët në pjesën e parë të sezonit dhe nuk arriti ta vazhdojë formën e mirë nga sezoni i kaluar.

Pas transferimit të Ibrahimovic, ishte e qartë se nuk ka më vend për polakun te Milani dhe ai u transferua te Hertha e Berlinit.

Pas transferimit te Hertha Piatek ka shfaqur pakënaqësinë që ka pasur me drejtuesit e Milanit dhe është e qartë se polaku nuk është i kënaqur me trajtimin që i është bërë në San Siro.

Në një intervistë për Bild, Piatek ka thumbuar drejtuesit e Milanit.

Lënia në stol pas ardhjes së Ibrahimovic te Milani? Kjo ndodh te Milani. Ata i ndërrojnë sulmuesit çdo vit, duket se i është bërë ves, ka deklaruar Piatek.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here