Beckham i dëshiron te Inter Miami: Gati oferta marramendëse për Modric dhe Cavani

Marca udhëtoi në Miami për t’u treguar lexuesve të vet se si Inter (Miami) do ta fillojë sezonin në MLS (SHBA).

Ekipi i këtij qyteti, i qendrës më të madhe të kohës së lirë, i një vendi të pamasë, ka ngjallur shumë pritshmëri, sepse, pas dy vitesh punë, topi fillon të rrokulliset tashmë.

David Beckham, president dhe një nga pronarët e klubit, po mundohet ta nisë vrullshëm, të krijojë një ekip që aspiron për gjithçka.

Për këtë po mendon të afrojë disa yje. Njëri prej tyre është Luka Modric, të cilit i përfundon kontrata në Madrid në vitin 2021. Kroatit i ofrohet një pagë marramendëse në Miami, që e dyfishon atë aktuale. E njëjta gjë vlen edhe për Edinson Cavani, të cilin ende po përpiqen ta bindin t’iu bashkohet, pas mosmarrëveshjes së tij me Atlético Madrid.

Problemi për njërin dhe tjetrin është se sezoni zyrtar i Inter Miami fillon në mars (MLS). Me Luka dhe Edinson, starti i përbashkët është pothuajse i pamundur. Cavanit i përfundon kontrata në qershor me PSG, kështu që Beckham po sodit një plan B, me më pak opsione mediatike, siç është meksikani Pizarro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here