Bombë: Juventus transferon yllin e Manchester Cityt

Siç raporton Calciomercato.com, Juventus i është bashkuar Bayernit të Munichut në garën për sulmuesin e Manchester Cityt, Leroy Sane.

Sane është në shënjestrën e Bayernit për një kohë të gjatë, por Juventus mund tia rrëmbejë bavarezëve gjermanin.

Biankonerët kanë mjaftë lojtarë në vijën e sulmit, mirëpo Ronaldo dhe Higuain konsiderohen të moshuar dhe Sane shihet si një përforcim për të ardhmen  e klubit.

Konrata e 24-vjeçarit me Cityn skadon në verë të vitit 2021 dhe qytetarët janë të detyruar ta shesin atë verën që vjen, pasiqë gjermani nuk dëshiron rinovimin dhe sezonin e ardhshëm mund të largohet nga Etihad si futbollist i lirë.

Sane u transferua te City në vitin 2016 dhe në 134 ndeshje të luajtura ka shënuar 39 gola për qytetarët. Gjermani këtë sezon ka luajtur vetëm 10 minuta pas lëndimit të rëndë që pësoi në Community Shield ndaj Liverpoolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here