Formula 1, lëvizja e shekullit – Hamilton te Ferrari?

Ferrari pranon se ata kanë zhvilluar bisedime me kampionin botëror Lewis Hamilton për t’iu bashkuar atyre në të ardhmen – saktësisht në vitin 2021.

Shefi ekzekutiv i Ferrari, Louis Carey Camilleri tha për media se Hamilton ka pasur “biseda” me kryetarin John Elkann.

“Është plotësisht e parakohshme – ne do t’i shikojmë opsionet tona në kohën e duhur dhe do të shohim se cila është më së miri”, shtoi ai.

Hamilton, i cili është 35 vjeç dhe do të garojë për të barazuar rekordin e Schumacher me shtatë tituj në vitin 2020, i vjen fundi i kontratës me Mercedes sezonin e ardhshëm.

Për më tepër, ditëve të fundit ka pasur spekulime se Mercedes do tërhiqej përfundimisht nga F1.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here