Inter gati për derbin: Ja dy skemat e Contes për ndeshjen me Milanin

Trajneri i Interit Antonio Conte është duke i konsideruar dy skema para ndeshjes me Milanin këtë fundjavë.

Gazzeta dello Sport, shkruan se Conte nuk do ta përdor skemën 3-5-2 për Derby della Madonnina, skemë kjo e përdorur nga Italia gatise në të gjitha ndeshjet e këtij sezoni.

Për shkak të lëndimeve dhe suspendimeve, Conte ka në mendje dy skema për derbin me Milanin.  Skema e parë është 3-5-1-1 në të cilën Christian Eriksen do të luaj para Lukakut.

Skema e dytë është 3-4-2-1, por planet e Contes për këtë skemë mund të ndryshojnë nëse Stefano Sensi do të jetë në dispozicion të italianit. Sensi është në pikëpyetje për derbin pas lëndimit, mirëpo sipas raportimeve të fundit ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Milanin.

Në rast se Sensi do të jetë i gatshëm, atëherë italiani pritet të luaj përkrah Eriksen para vijës së sulmit. Nëse Sensi mungon, atëherë në vend të tij përkrah Eriksen do të luaj Vecino.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here