Kepa tregon arsyen e formës së dobët nëpër të cilën po kalon

Portieri i Chelseat, Kepa Arrizabalaga u shpreh se po i paguan gabimet e mbrojtjes së Bluve por ai do të vazhdojë të punojë që të përmirësohet.

Porteri më i shtrenjtë në botë e sheh si problem vijën e mbrojtjes para tij, me çka mendon ai po dëmtohet nga këta të fundit dhe po kritikohet më shumë se ta. Gjithsesi për portierin kjo është sfidë dhe do të përpiqet për t’u përmirësuar.

Një burim afër spanjollit shprehet se 28 vjeçari u shokua kur e pa vetën në stol në ndeshjen kundër Leicester Cityt, por kjo do t’i ndihmojë të përmirësohet, sipas The Sun.

‘’Ai ishte i shokuar kur u la në stol, por ai do të vazhdojë të punojë’’, u shpreh burimi afër tij.

Forma e ish-portierit të Athletic Bilbaos ka pësuar rënie kohëve të fundit, problem ky që mund ta penalizojë në luftën për një vend titullari në kombëtarën e Spanjës në Euro 2020, me David De Gean si favorit.

Gjatë ndeshjes të së shtunës kundër Leicester, Kepa nuk u inkuadrua fare nga Frank Lampard, përballje të cilën skuadra londineze barazoi 2-2 në ‘’Stamford Bridge’’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here