Milani i madh po kthehet: Ja taktikat e Rangnick me të cilat do të bëjë revolucion në San Siro (FOTO)

E përditshmja gjermane Bild, ditën e djeshme publikoi një lajm bombastik duke raportuar se Ralf Rangnick është në bisedime të avancuara me Milanin.

Rangnick ka mohuar zërat, por gjermani nuk e ka përjashtuar mundësinë që një ditë ti bashkohet Milanit, pasiqë ai është tifoz i Rosonerëve.

Përveç postion e trajnerit, Rangnick pritet që të bëhet edhe drejtor sportiv i Milanit, duke marrë përsipër gjetjen e lojtarëve në merkato dhe ndërtimin e skuadrës.

Por cilat janë taktikat e Rangnick?

Taktikat 

Gjatë kohës së tij te Leipzig, Rangnick luante me formacion 4-4-2, që funksiononte si 4-2-2-2 pas prezencës së dy mesfushorëve me numrin 6 në mesfushë dhe dy mesfushorëve ofanziv nga krahët.

Kur skuadra e ka topin në këmbë lojtarët luanin me topa të gjatë duke e shtyrë topin drejt zonave të rrezikshme dhe aty shfaqeshin Werner dhe Poulsen. Në rast se ata dështonin, atëherë e gjithë skuadra bënte presing në mesfushën e kundërshtarit, në mënyrë që ta rikuperojnë sa më shpejtë topin sa më afër portës së kundërshtarit.

Rangnick gjithashtu kërkonte që skuadra të bëjë presion kur nuk e ka posedimin. Duke përdorur epërsinë numerike në mesfushë, Rangnick synonte që skuadra e tij t’ia rrëmbejë topin kundërshtarit dhe ta fitojë kontrollin  e mesfushës.

Pas asaj futbollistët vraponin shpejtë kah zbraztirat e kundërshtarit, në mënyrë që të krijonin raste të rrezikshme, si në foton e mëposhtme

“Taktika, fitnessi dhe regullat janë shumë të rëndësishme për mua. Detyra ime është që ti përmirsoj futbollistët. Futbollistët të ndjekin ty si trajner, nëse ndjehen se je duke i përmirësuar. Ky është motivimi më i madh për mua”, ka deklaruar Rangnick për The Coaches Voice.

Një trajner që njihet për marrjen e klubeve dhe transformimin  e tyre drejt potencialit më të madh. A munde Rangnick ta rikthejë Milanin e madh? Nuk e dimë, por ai e meriton një shans.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here