Tare flet për shanset e Lazios për Scudetto

Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka folur për garën që po zhvillohet në kampionatin italian gjatë këtij sezoni për të gjitha frontet.

Ish-sulmuesi i Kombëtarës së Shqipërisë, Igli Tare deklaroi se skuadra italiane e meriton vendin në të cilin gjendet momentalisht në Serie A, duke i inkurajuar lojtarët ta mbajnë këtë energji pozitive deri në fund të sezonit.

Tare gjithashtu ka përgëzuar edhe trajnerin e ‘’Biancocelesti’’ për punën e mirë që ka bërë deri në këtë periudhë.

I pyetur për parashikimin se si do të përfundojë kampionati italian, shqiptari u shpreh se ka ende kohë dhe se është herët për të folur për këtë çështje.

Lazio gjendet në pozitën e tretë me vetëm 4 pikë larg Juventusit lider, dhe padyshim se ndihet edhe dora e Tares në sukseset e ekipit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here