Bombë nga Anglia: Cancelo rikthehet në Serie A

Duket se Joao Cancelo po kalon muajt e fundit në Etihad dhe sipas të gjitha gjasave në verë portugezi do të largohet nga Manchester City.

Portugezi u transferua te City verën e kaluar nga Juventusi për shifrën e 28 milionë eurove dhe kartonin e Danilos.

Mirëpo në sezonin e tij të parë në Premier League, Cancelo nuk ka arritur të lërë gjurmë pasiqë ka luajtur vetëm 600 minuta.

The Sun, raporton se Cancelo do të largohet nga City në fund të këtij sezonit dhe dy destinacionet e mundshme janë Bayerni Munichut dhe Interi.

Cancelo shkëlqeu gjatë kohës te Interi dhe Juventusi dhe portugezi preferon rikthimin në Itali.

Mirëpo problemi qëndron te çmimi i Cancelos, pasiqë City kërkon 60 milionë euro për ta liruar portugezin, shifër kjo e pa pranueshme nga Interi dhe Bayerni.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here