E kërkojnë klubet e mëdha, por ylli i Serie A zgjedh Interin pasiqë dëshiron të punojë me Conten

Rodrigo De Paul ëndërron të luaj për një ekip të madh. Mesfushori i Udinese-s dhe Argjentinës ka bërë disa deklarata të rëndësishme për Tuttosport.

Në lidhje me ndeshjen e fundit kundër Inter-it, një nga skuadrat e shumta që interesohet për të, De Paul ka thënë:

“Besoj se është për titull që tani, kryesisht sepse ka një trajner të madh. Në pjesën e parë i kemi vënë në vështirësi, sepse Gotti është shumë i aftë në përgatitjen e ndeshjeve”.

“Pas pjesë së parë, Conte ka bërë disa ndryshime dhe Inter ka ndryshuar ritëm. Inter do të luftojë deri në fund për titullin, por Juventus është mësuar të jetë në majë dhe nuk do të jetë e lehtë të mposhtet”.

“Conte?  Disa trajnerë të ndihmojnë të shohësh gjëra që nuk arrin t’i shikosh i vetëm. Është e qartë se do të më pëlqente të punoja me të gjithë trajnerët që konsiderohen të mëdhenj. Edhe Gotti është një nga trajnerët më të mirë që kam patur ndonjëherë”.

Në lidhje me të ardhmen: “Nuk dua të qëndroj gjithmonë në të njëjtin nivel. Kam luajtur Champions-in në moshën 19 vjeç me Valencia-n dhe dua ta luaj përsëri”.

“Dua të marr pjesë në një Botëror dhe dua të provoj të fitoj Kupën e Amerikës që luhet në Argjentinë në qershor. Më pas, në verë, do të flasim për pjesën tjetër”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here