Guardiola ka piketuar dy përforcimet e para për merkaton e verës

Pep Guardiola do të kërkojë të afrojë dy qendërmbrojtës në merkaton e verës, duke ngritur edhe një herë dyshime për të ardhmen e Xhon Stonsit te Mançester Siti. 

Sipas “The Times”, kampionët e Anglisë, të cilët nuk e zëvendësuan kapitenin Kompani pas largimit në verë dhe Laport u ka munguar për 5 muaj, kanë hedhur sytë nga mbrojtësi i Vijarealit Pau Torres, Ruben Diasi i Benfikës, Ljuis Dank i Brajtonit dhe Milan Shkriniari i Interit.

“Qytetarët” do të tentojnë të transferojnë dy nga këta kandidatë në merkaton e verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here