Formacionet zyrtare: Athletic Bilbao – Barcelona

Athletic Bilbao dhe Barcelona kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për çerekfinale të Copa del Rey.

Katalunasit janë mysafir të baskëve në takimin që do të zhvillohet nga ora 21:00 në stadiumin San Mames.

Në këtë fazë zhvillohet vetëm një takim dhe sikurse Barcelona, ashtu edhe Bilbao synojnë kalimin në fazën tjetër.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të bëjnë disa ndryshime në formacionet zyrtare.

Vlen të theksohet së në gjysmëfinale ka kaluar Mirandes që ka eliminuar Villarrealin dhe Granada që eliminoi Valencian.

Çifti tjetër i çerekfinales është ai në mes të Real Madridit dhe Real Sociedadit.

BilbaoSimon; Capa, Yeray, Nunez, Martinez, Yuri; R.Garcia, D.Garcia, Vesga, Munain; Williams;

BarcelonaTer Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Rakitic, Busquets, De Jong; Roberto, Messi, Fati.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here