Ighalo zbulon arsyen e çuditshme pse zgjodhi numrin 25

Odion Ighalo ka zbuluar arsyen e çuditshme pse zgjodhi fanellën me numër 25 te Manchester United pas transferimit të tij në afatin e janarit.

Ighalo iu bashkua Unitedit nga Shanghai Shenhua në huazim deri në fund të sezonit.

Sulmuesi nigerian u zbulua zyrtarisht si nënshkrimi i dytë i klubit të martën dhe ai ka shpjeguar arsyen prapa numrit të zgjedhur.

Ai iu referua ish-yllit të United Quinton Fortune, i cili vishte fanellën ne numër 25 gjatë kohës së tij në klub.

“Numri 19 nuk ishte në dispozicion. Kur isha në Watford, unë vendosa për numrin 24, 24 nuk është në dispozicion”, i tha ai MUTV. “Në Shanghai kisha numrin 9, por nuk është në dispozicion prandaj thashë 24 + 1 është 25, kështu që u pajtova”.

“Unë pashë Quinton Fortune të luajë për Man Utd, ai është një lojtar i shkëlqyeshëm dhe e di që mbajti këtë fanellë. Kështu që unë thashë 25 është mirë edhe pse nuk e mora numrin që kërkoja. Njëzet e pesë është një numër i përsosur. Një nga ato që kam veshur më parë kur isha në Premierligë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here