Milan dhe Hertha bëjnë përsëri ‘tregti’: Rosonerët transferojnë yllin e bluve pas shitjes së Piatek

Sipas raportimeve të fundit, Milani mund ta përdor Krzysztof Piatekun për ta transferuar yllin e Hertas.

Piatek u transferua te Hertha gjatë merkatos së janarit edhe pse ishte i lidhur me një transferim në Premier League.

Mirëpo Milani do të tentojë ta përdor Piatekun për të transferuar yllin e Herthas, Javairo Dilrosun.

Dilrosun do të ishte përforcimi ideal për formacionin 4-4-2 të Piolit. Ai luan në krahun e majtë të sulmit.

Milani ka dy pengesa para vetes për të siguruar kartonin e 21-vjeçarit. Pengesa e parë është që Hertha nuk pranon ta huazojë atë dhe pengesa e dytë është fakti se gjermanët nuk janë të gatshëm ta lirojnë atë për më pak se 25 milionë euro.

Mirëpo pas transferimit të Piatek, Milani ka krijuar marrëdhënie të shkëlqyeshme me klubin gjerman dhe kjo mund ti ndihmojë ata për të transferuar Dilrosun.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here