Barcelona në krizë: Katalanasit me një transferim në vijën e sulmit, ja për kë bëhet fjalë…

Barcelona po pret që Ousmane Dembele të kryejë operacionin të martën e ardhshme dhe ta konfirmojë se për sa kohë ai do të dalë jashtë.

Në këtë mënyrë Barcelona do të marrë miratim nga Federatës Spanjolle e Futbollit (RFEF) për të nënshkruar me një lojtar si zëvendësim për francezin, por brenda kampionati spanjoll. Në ndërkohë, klubi ka qenë në kërkim të lojtarëve që mund të jenë të përshtatshëm dhe tashmë kanë një objektiv të qartë.

Sulmuesi i Real Sociedad, Willian Jose, tani 28-vjeç, konsiderohet si lojtari ideal për tu blerë dhe për t’i mbuluar dëmtimet e Luis Suarez dhe Osumane Dembele.

Problemi qëndron te klauzola e lirimit të tij  që është 70 milionë euro. Tani Barcelona duhet të punojë që ta gjejë një marrëveshje me Real Sociedad për Willian Jose.

Braziliani ka qenë një objektiv i Barcelonës tash e një kohë, por është biseduar edhe me Rodrigo Morenon e Valencias.

Kandidatët e tjerë

Willian Jose nuk është emri i vetëm në listën e ngushtë të Barcelonës për ta transferuar tani.

Ka disa lojtarë të tjerë siç janë Loren Moron nga Real Betis dhe Lucas Perez nga Alaves.

Ndërkohë, Angel Rodriguez i Getafes nuk është më objektiv i klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here