Kupa e Mbretit: Tërhiqet shorti për fazën gjysmëfinale

Është tërhequr shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Mbretit për sezonin 2019/2020.

Kupa e Mbretit këtë edicion ka dhuruar befasi të mëdha, me Real Madridin dhe Barcelonën që gjetën eliminimin nga Real Sociedad, respektivisht Athletico Bilbao.

Janë katër skuadra që kanë mbetur në garë për trofeun e dytë më të rëndësishëm në Spanjë.

Në shortin e tërhequr të premten në mesditë, është mësuar se Real Sociedad do të takohet me Mirandes, ndërsa Athletico Bilbao me Granadan.

Kupa e Mbretit:

Real Sociedad -Mirandes

Athletic Club – Granada

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here