Lampard e dëshiron në skuadër, Chelsea transferon yllin e Serie A

Chelsea po mendon që tani për merkaton e verës duke qenë se janari nuk solli asnjë afrim të rëndësishëm.

Trajneri Frank Lampard nuk do vetëm largimin e Kepës dhe afrimin e Onanës, por ka menduar dhe një goditje shumë të rëndësishme për mbrojtjen e tij.

Ai ka kthyer sytë nga Kalidou Koulibaly. Mbrojtësi i Napolit momentalisht nuk po luan se është i dëmtuar, por me këtë sezon aktual është i mërzitur në ekipin napolitan. Ai do të largohet drejt një klubi tjetër dhe skuadra që e pret me krahëhapur është chelsea.

“Il Mattino” shkruan se janë blutë e Londrës që duan të rrëmbejnë futbollistin senegalez. Shtatlarti do t’i bashkohet ekipit të Lampard me shumë mundësi në merkaton e verës. 28-vjeçari ka eksperiencën e duhur për të luajtur në Londër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here