Setien thyen heshtjen dhe zbulon përforcimin e Barcelonës!

Trajneri i Barcelonës, Quique Setien, ka folur para ndeshjes kundër Real Betisit.

Humbja ndaj Bilabos i eliminoi nga Kupa e Spanjës, por Barça menjëherë përballet me një sfidë të vështirë siç është ajo ndaj Betisit, aq më tepër që trajneri Setien do të rikthehet në ish-stadiumin e tij.

Ai e ka pranuar se ekipi i tij ka nevojë për ndërhyrje. “Është e qartë se kemi nevojë për merkato dhe të vijë dikush që të na ndihmojë. Na duhet profili i duhur, por nuk është e lehtë, ky është tregu momentalisht. Kemi pak emra, por janë disa kushte dhe gjëra që nuk varen nga ne”.

Loja – “Mendoj se skuadra ka ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje, pavarësisht se rezultatet kanë qenë kundër nesh. Ne do të luftojmë deri në fund në kampionat, pasi duam ta fitojmë. Nuk besojmë se eliminimi nga Kupa na ka lënë me pasoja”.

Loren –  “Lojtar shumë i mirë. Ka qenë për disa kohë golashënues, çfarë mund të them tjetër për të. Lojtar shumë i mirë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here