Zidane: Nuk kam probleme me Bale

Trajneri i Real Madrid, Zidane, ka mohuar të ketë ndonjë problem me yllin uellsian, Gareth Bale.

Anësori i Real Madrid nuk është në mesin e të preferuarve të Zidane, dhe në secilën merkato emri i tij lidhet me një largim të mundshëm nga Reali.

Por, trajneri francez ka thënë se nuk ka probleme me lojtarin, dhe se zërat që insistojnë për problemet mes tij dhe lojtarit të tij janë larg nga e vërteta.

“Nuk ka ndonjë problem dhe jam is igurt se ai do të vazhdojë të punojë ashtu siç ka punuar, dhe do të jetë pjesë e kësaj skaudre” ka thënë Zidane për Bale.

“Ne flasim rregullisht me të, por nuk do t’iu tregoj se çfarë bisedoj me lojtarët e mi” ka shtuar francezi.

Bale nuk është në planet primare të Zidane dhe nuk ka minutat maksimale në ‘Santiago Bernabeu’. Përkundër këtij fakti, lojtari ka thënë se do të qëndrojë në Madrid deri në fundin e kontratës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here