Zyrtare: Konfirmohet data dhe orari i El Clasicos së dytë

La Liga ka konfirmuar se El Clasico në mes të Real Madridit dhe Barcelonës do të zhvillohet nga ora 21:00 më datë 1 mars.

Dy klubet e mëdha spanjolle luajtën baras 0-0 në Camp Nou në muajin nëntor, në ndeshjen e parë që nga 2002 që përfundoi pa gola.

Ndeshja e radhës për dy klubet i takon javës së 26-të të sezonit 2019-20 dhe rezultati i saj do të jetë thelbësor nëse titulli të mbetet në Kataluni apo kthehet në Madrid për herë të parë që nga vioti 2017.

Skuadra e Zinedine Zidane aktualisht mban një epërsi prej tre pikësh ndaj Barçës në krye të tabelës, pasi skuadra e Quique Setien rrëshqiti në një humbje në Valencia dy javë më parë.

Kjo humbje ia kaloi avantazhin Los Blancos, dhe përkundër se të dy skuadrat u eliminuan nga Copa del Rey në mesjavë, ata ka gjasë ta shtyjnë njëri-tjetrin gjatë rrugës për titull.

Ndryshe, Real Madridi luan në Osasuna këtë fundjavë, ndërsa Barcelona mirëpret ish-ekipin e Setien, Real Betis, në Camp Nou.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here