Cavani refuzoi Barcelonën në ditën e fundit të merkatos, mësohet arsyeja

‘L’Equipe’ shkruan se Cavani ka refuzuar një kalim te Barcelona, në ditën e fundit të merkatos së janarit.

32 vjeçari thuhet se ka pasur besimin se do të kalonte tek Atetico Madrid, dhe kjo ka qenë aryseja pse ai refuzoi Barcën.

Barcelona është në nevojë për një lojtar sulmues, pas lëndimit të Luis Suarez dhe Ousmane Dembele.

Cavani do të kishte qenë zgjedhje mjaft e mirë për Quique Setien, por uruguaiani ka pasur plane të tjera në kokë.

Kujtojmë se në fund Cavani mbeti te skuadra e PSG, pa arritur të finalizojë kalimin tek Atleti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here