Shtyhet ndeshja e Cityt në Premier Ligë dhe një sfidë në Bundesligë, ja cili është shkaku

Mançester Siti-Uest Hem nuk do të luhet ditën e sotme, teksa është shtyrë për një ditë tjetër.

Shkaku i shtyrjes së kësas ndeshje është stuhia “Kiara”, e cila ka goditur Anglinë së fundmi. Frika se kjo stuhi mund të sjellë dëme të mëdha, ka bërë që federat të marrë vendimin për shtyrjen e ndeshjes së sotme.

I njëjti vendim është marrë edhe për ndeshjen mes Gladbahut dhe Këlnit në Bundesligë, e cila ishte planifikuar të luhej ditën e sotme, por është shtyrë për një datë tjetër të më vonshme, për shkak të një stuhie tjetër “Sabine”. Nëpërmjet një njoftimi nga Këln thuhet se siguria e tifozëve në stadium nuk ishte e garantuar dhe për këtë arsye u vendos shtyrja e ndeshjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here