Bombë: Milan transferon Radja Nainggolanin

Radja Nainggolan është huazuar te Cagliari nga Interi dhe është rikthyer në formën e tij më të mirë.

Mesfushori belg me tu rikthyer në Cagliari ka shkëlqyer këtë edicion në Serie A, duke qenë njëri nga mesfushorët më të mirë në kampionat.

Në 19 ndeshjet e zhvilluara këtë edicion, Ninja ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asistime, duke qenë lider i Cagliarit.

Megjithatë belgu do të rikthehet në fund të sezonit te Interi, por nuk do të mbetet gjatë atë pasi nuk preferohet nga trajneri Antonio Conte.

Mediat italiane kanë raportuar se Nainggolan mund të ndërrojë skuadër në verë, por jo edhe qytet pasi mund t’i bashkohet Milanit.

Rossonerët e pëlqejnë shumë belgun dhe synojnë afrimin e tij për edicionin e ri.

Madje sipas medieve italiane Milani ka një plan për transferimin e Nainggolanit, duke i ofruar Interit shërbimet e mesfushorit Franck Kessie.

Kessie ka qenë dëshirë e Interit në janar dhe është shumë e mundur që dy skuadrat të realizojnë këtë shkëmbim të lojtarëve në afatin kalimtar të verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here