Liverpooli ka piketuar përforcimin e parë për merkaton e verës, ai vjen nga Bundesliga

Liverpooli e ka vendosur në krye të listës së dëshirave mesfushorin gjerman Kai Havertz.

Njëri nga talentet më premtues në Gjermani është bërë objektivi kryesor i kampionëve në fuqi të Evropës.

Trajneri Jurgen Klopp e vlerëson shumë talentin gjerman dhe ka kërkuar nga drejtuesit e klubit afrimin e tij.

20-vjeçari po kalon nëpër një formë të mrekullueshme në dy edicionet e fundit me Lverkusenin dhe është duke u kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane.

Klubi gjerman e vlerëson lartë yllin e saj dhe kërkon që nga shitja e tij të fitojë mbi 100 milionë euro.

Liverpooli nuk do ta ketë fare të lehtë afrimin e tij, pasi në garë për Havertz janë edhe shumë skuadra të tjera.

Bayern Munich mbetet ekipi favorit, mirëpo 20-vjeçarin e duan edhe Manchester United, Manchester City, Juventus e Barcelona.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here