Cila do të jetë e ardhmja e Gattusos?

Pas humbjes kundër Lecces me rezultat 2-3, rinovimi i kontratës së Genaro Gattusos po merret me rezerva nga drejtuesit e Napolit.

Pozita në renditje dhe forma e treguar nga ish-kampioni italian nën drejtimin e Gattusos kanë lënë për të dëshiruar, kësisoji e ardhmja e ish- lojtarit të Milanit në Napoli është në dyshim të madh.

Ndonëse arriti tre fitore radhazi në të gjitha garat, në mes të cilave mposhti edhe kampionët në fuqi të Juventusit, 42- vjeçari nuk ia doli të bindë kryesinë e klubit për të qëndruar.

Sipas Calciomercato.it, Gattuso pritet të largohet qysh në qershor, me Aurelo De Laurentisin të vendosur të kërkojë alternativë të re për stolin e Zikaltërve.

Nga po i njëjti burim mësohet se më të mundshmit për të nënshkruar për postin e trajnerin te Napoli janë Luciano Spalletti, Ivan Juric dhe Gian Pierro Gasperini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here