Emery thyen heshtjen pas largimit nga Arsenal, ka përgjigje për akuzat ndaj tij

Unai Emery ka folur për herë të parë për përvojën e tij në Arsenal pas shkarkimit nga klubi londinez.

Emery ka akuzuar disa lojtarë të tij për qëndrime kontraverse ndaj tij dhe klubit. Spanjolli beson se rrugëtimi i tij me Topçinjtë në fillim ishte shumë i mirë dhe rënia nga forma ndodhi si pasojë e shumë pakënaqësive të lojtarëve në dhomat e zhveshjes.

48-vjeçari e drejtoi klubin londinez për 18 muaj, periudhë në të cilën arriti një finale të Ligës së Evropës dhe përfundoi në vendin e pestë në Premierligë.

Në një intervistë dhënë France Football, tekniku foli gjerë e gjatë për uljet dhe ngritjet që pati në Londër.

‘’Arsenali para se të vija unë kishte marrë tatpjetën. Ne ndalëm ecurinë e keqe dhe filluam ta rindërtonim skuadrën. Ne e kishim edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve por në fund u prish gjithçka pasiqë ndodhën gjëra të papritura dhe i humbëm Laurent Koscielnyn, Nacho Monrealin, Petr Cech dhe Aaron Ramsey, lojtarë këta me rëndësi vitale për ecurinë tonë’’, deklaroi ish-trajneri i PSG-së.

Kujtojmë se pati shumë lojtarë të pakënaqur me situatën e Arsenalit nën drejtimin e Emerys. Situata shkoi deri në atë pike saqë Alexandre Lacazette dhe Mesut Ozil u deklaruan haptazi se ndihen më mirë pas largimit të spanjollit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here