Shtohet numri i skuadrave angleze që kërkojnë Muriqin, oferta milionshe për yllin Kosovar

Vedat Muriqi vazhdon të jetë njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë.

Ylli nga Kosova ka shkëlqyer me Fenerbahcen këtë edicion në Superligën e Turqisë, duke shënuar 12 gola e duke dhuruar katër asistime.

E falë kësaj forme të shkëlqyer në garë për kosovarin janë vënë shumë skuadra të mëdha duke përfshirë Manchester United, Tottenham Hotspur, Monaco, Napoli e Lazio.

Brighton, Leicester City, West Ham United e Burnley janë skuadrat tjera angleze që po interesohen për reprezentuesin e Kosovës.

Por së fundmi garës i është bashkuar edhe skuadra tjetër angleze Aston Villa.

Madje sipas medieve turke, Aston Villa ka gati një ofertë prej 35 milionë eurove për transferimin e Muriqit në Ligën Premier.

Mbetet të shihet nëse Fenerbahce do të kënaqet me ofertën e Villas dhe nëse ky klub do të pranohet nga Muriqi.

25-vjeçari nga Prizreni ka kontratë me gjigantin nga Stambolli deri në qershor të vitit 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here