Fred zbulon të pathënat te Man Utd: Lojtarët janë të ndarë në dy grupe

Mesfushori Fred ka përshkruar për situatën jo të mire që Manchester United po kalon në dhomat e zhveshjes.

Për Fred gjendja e brendshme e klubit nuk është e mire pasiqë skuadrës po i mungon uniteti, ashtuqë lojtarët janë ndarë në mes vete.

Djajtë e Kuq po vuajnë në mungesë të rezultateve dhe sipas 27-vjeçarit janë disa probleme që po i pengojnë 20-herë kampionët e Premierligës të synojnë pozita më të larta në klasifikim.

‘’Na duhet një figurë unifikuese edhe jashtë fushave. Kemi mungesë kreativiteti, veçanërisht në mesfushë. Duhet të qëndrojmë të bashkuar dhe të punojmë së bashku, anise në radhët tona ka individë që duan shumë probleme t’i zgjidhin vetë’’, zbuloi braziliani.

Paul Pogba është më i shigjetuari për klimën e krijuar brenda klubit, pasiqë prej shumë shokëve të skuadrës konsiderohet si përçarësi i skuadrës.

Manchester United gjendet në poziten e tetë në tabelë në eliten e futbollit anglez, për rrjedhojë janë larg top katërshes i cili ishte synimi kryesor të sezonit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here