Szczesny pasi nënshkroi kontratën e re, tregon për vështirësitë që kaloi te Juventus

Wojciech Szczesny ka folur për situatën dhe rrugëtimin e tij të Juventusi pas rinovimit të kontratës me klubin italian.

Polaku u shpreh se është shumë i lumtur me rinovimin e kontratës së tij me ‘’Zonjën e Vjetër’’, duke u shprehur mirënjohës për besimin që i dha klubi italian gjatë këtyre viteve.

Ish-gardiani i Arsenalit nënshkroi kontratë të re me bardhezinjtë e cila do ta mbajë lojtarin deri në vitin 2024 në ‘’Allianz Stadium’’.

I pyetur për këtë moment, numri 1 i portës u përgjigj: ‘’Jam shumë i lumtur që rinovova me Juventusin deri në vitin 2024. Në vitet e kaluara sakrifikova shumë ta zija një vend titullari këtu, prandaj tani jam gati ta shkruaj historinë me këtë klub’’, deklaroi portieri për faqen zyrtare të torinezëve.

Szczesny gjatë këtij sezoni në Serie A, ka regjistruar 16 ndeshje duke e mbajtur gjashtë herë portën e paprekur.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here