Jo vetëm United dhe Çelsi, Liverpuli futet në garë për futbollistin e Dortmundit

Jo vetëm Mançester Junajtid dhe Çelsi në garë për Xhejdën Sançon, talentin e Borusias së Dortmundit. 

Për ish-sulmuesin e akademisë së Mançester Sitit ka hyrë në valle edhe Liverpuli, sipas “Daily Mail”, dhe gara për transferimin e 19- vjeçarit pritet të jetë e fortë këtë verë.

Tashmë është i sigurt se anglezi do të largohet nga skuadra e Bundesligës në merkaton e verës. Por për ta lënë të lirë talentin e tyre, verdhezinjtë kërkojnë minimalisht 120 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here