Rakitic: Do doja të luaja me Ronaldon

Ivan Rakitic i Barcelonës ka thënë se mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic është njëri nga futbollistët më të nënvlerësuar në botë, ndërsa ka shtuar se do të donte të luante me Cristiano Ronaldon.

Kroati ka qenë i lidhur vazhdimisht me një transferim te Juventusi në muajt e fundit, por një veprim i raportuar në janar nuk u realizua kurrë.

Rakitic dha një intervistë për Bleacher Report dhe komentet e tij kanë nxitur spekulime edhe një herë mbi një transferim në Serie A.

“Për mua një nga lojtarët më të nënvlerësuar në botë është Miralem Pjanic. Jose Mourinho për shembull tha emrin tim tek të nënvlerësuarit, por për mua Pjanic është gjithashtu”, ka thënë fillimisht Rakitic për Bleacher Report.

Rakitic ka luajtur me Lionel Messin për disa vjet, por pranon se ai gjithashtu do të dëshironte të luante me rivalin e madh të Messit, Ronaldon.

“Messi është lojtari më i miri i të gjitha kohërave dhe është fantastike të luash përkrah tij”.

“Natyrisht që do të doja të luaja me Ronaldon, ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit”.

“Ju me të vërtetë kënaqeni duke e parë atë dhe të gjithë mund të shohin se çfarë po bën te Juventusi”, përfundoi ylli kroat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here