Chelsea dhe Arsenal vihen pas Iscos

Pavarësisht se në pjesën e dytë të sezonit Isco po aktivizohet më shumë nga Zinedine Zidane, e ardhmja e tij nuk do të jetë në Madrid.

Fantazisti spanjoll do të jetë një prej emrave që do të largohen në verë dhe destinacioni më i mundshëm është Premierligë, ku Arsenali dhe Chelsea janë gati t’u përgjigjen kërkesave ekonomike të lojtarit, por edhe të Real Madrid.

Plot 70 milionë euro është vlera e kartonit të Iscos, ndërsa zgjedhja e ekipit tëri do t’i takojë lojtarit, i cili duhet të vendosë nëse do të punojë mes Mikel Artetan apo me Frank Lampard.

Isco është pjesë e Real Madrid që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Malaga.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here