Klopp tregon emrin e skuadrës favorite për të fituar Ligën e Kampionëve

Për trajnerin e Liverpoolit, Jurgen Klopp, skuadra e Juventusit është favorite për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Liverpool janë kampion në fuqi të kësaj gare, dhe në fazën e parë të eliminimit direkt, takohen me Atletico Madridin.

Klopp ka thënë se Juventus janë favoritët sipas tij, duke parë lojtarët cilësorë që kanë në skuadër.

“Juventus ishin favoritët e mi para se të fillonte sezoni, unë nuk e shikoj mjaftueshëm futbollin italian dhe nuk mund ta kuptojë pse nuk janë dhjetë pikë para skuadrave tjera në krye të Serie A”, ka deklaruar Klopp.

“Ata kanë skuadrët më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time, lojtarë cilësorë gjithashtu, të jashtëzakonshëm”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here