Liverpooli nuk ka të ndalur, The Reds triumfojnë me rezultat minimal në transfertën me Norwich (VIDEO)

Liverpooli ka fituar në udhëtim me rezultat minimal 1-0 ndaj Norwich Cityt në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të në Ligën Premier.

Reds kanë vazhduar pa humbje edhe pas javës së 26-të duke marr fitoren e 25-të këtë sezon, ndërsa kanë vetëm një barazim.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të vendasve, por edhe përkundër shumë sulmeve nuk pati gola.

Në pjesën e dytë, Jurgen Klopp vendosi t’i bëjë disa ndryshime në kërkim të fitores dhe kjo doli të jetë e qëlluar.

Reds patën rast të mirë në minutën e 58-të me anë të Naby Keitas, por goditja e mesfushorit nga afërsia u ndal nga portieri Tim Krul.

Goli i vetëm në këtë pjesë dhe i fitores erdhi në minutën e 78-të nga zëvendësuesi Sadio Mane, i cili shënoi pas një pranimit të mirë të topit për 1-0.

Pas kësaj fitore, Reds kanë 76 pikë në vendin e parë apo 25 më shumë se ndjekësi më i afërt, ndërsa Norwich zë vendin e fundit me 18 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Liverpooli e pret në shtëpi West Hamin, teksa Norwich udhëton te Wolves.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here