Ter Stegen me pritjen e tij fantastike ndaj Getafes e dëshmoi edhe njëherë pse është portjeri më i mirë (VIDEO)

Marc-Andre ter Stegen është padyshim njëri ndër portierët më të mirët në botë, e këtë na dëshmoi edhe sot në ndeshjen që Barcelona e fitoi ndaj Getafes.

Blaugranasit fituan 2-1 ndaj rivalit të La Liga-s, derisa portieri gjerman ishte pothuajse vendimtar në fitoren e tyre.

Ter Stegen cilësohet si portieri më i mirë në botë, e nëse nuk është aty, është në mesin e atyre si, Jan Oblak, Alisson Becker, David de Gea, Thibaut Courtois e Manuel Neuer.

Kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë në Camp Nou, gjermani bëri një pritje të mrekullueshme, duke e larguar topin nga vija e golit.

Jaime Mata bëri një gjuajte të rrezikshme, gjersa 27-vjeçari arriti ta largonte rrezikun nga porta e tij, duke mos e lejuar kundërshtarin që ta barazonte rezultatin në 2-2.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here